Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë

Aktuale

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:52
Arbana Xharra

Analistja politike nga ShBA-ja, Arbana Xharra, ka folur mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku tha se Serbia po e shfrytëzon këtë kohë kur presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, po ballafaqohet me protesta të mëdha kundër tij.

Sipas saj, është shqetësues mendimi në rritje se ShBA-të janë duke punuar në të mirë të Serbisë, e që sipas saj, është gabim i madh të rritet një bindje e tillë.

“Sot Escobar tha, kur u mundua të jap një shpjegim ku thotë se “ne nuk kemi problem me popullin e Kosovës”. Këtë e tha për shqiptarët që t’iu bëhet me dije se secili plan se si duhet vepruar në komunat në veri duhet të bëhet në koordinim me ta, pasi ata e dinë qëndrimin e Serbisë, e dinë që ka huliganë, e dinë se cfarë grupe kriminale ka në atë pjesë”, tha Xharra në “Edicioni Special”.

Tutje, Xharra tha se Kurti bëri hap  të gabuar, që në mos-koordinim, sipas saj, të marrë veprime të tilla.

“Dua të besoj, sepse Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë. E dimë që para një viti kur erdhi në Amerikë nuk u takua për dy javë me asnjë zyrtar të lartë, e dimë kur nuk iu dha viza zyrtarëve të qeverisë dhe e dimë që në situata shumë më të vogla ka pasur reagime nga ShBA-të”.

“Kurti është njohës shumë i mirë i politikës dhe pse po i bën këto veprime unë nuk e di. Për interesa të tjera gjeopolitike, e dimë se si ka vepruar Amerika edhe me aleatë të tjerë si me Gjermaninë a Francën”, tha Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat