Haki Abazi: Me këtë veprim Kurti u përpoq të blejë kohë

Aktuale

Haki Abazi: Me këtë veprim Kurti u përpoq të blejë kohë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 00:34
Haki Abazi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se Kurti përmes zgjedhjeve lokale në Veri ka tentuar të blejë kohë për të mos e implementuar marrëveshjes e Ohrit.

Abazi ka thënë se nëse Kurti do ta kishte qasjen refuzuese në Bruksel dhe Ohër, atëherë përgjegjës do të mbahej ai dhe grupi negociator. Por Abazi thotë se “së paku Kosova do të kishte sinqeritet në raport me bashkësinë ndërkombëtare”.

“Po të sillej me refuzim në Bruksel dhe Ohër, së paku përgjegjësia do të binte direkt mbi grupin negociator, por do të kishte një sinqeritet mes Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke mos dalur kundër Asociacionit dhe pikës 7 ka tentuar që të blejë kohë për mos implementim të marrëveshjes”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë po ashtu se pranimi i zgjedhjeve të reja lokale në Veri e kthen Kosovën në pikën zero.

”Pranimi i zgjedhjeve të reja është bërë realiteti që duhet ta prekim shumë shpejtë, sepse unë një situatë prej të cilës nuk mund të largohet Kurti e as Osmanit pas tërë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së”, ka deklaruar Abazi.

Deputeti Abazi po ashtu ka përmendur faktin që Kurti po nënvizon edhe elektoralisht.

Po ashtu ka thënë se qasja e Kurtit ndaj administratës Biden do të duhej të ishte ndryshe.

“Rasti me Grenellin e Trumpin ka qenë ndryshe kur kanë kërkuar ndarjen e Kosovës”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat