Baraliu: Kurti duhet ta kërkojë legjitimitetin e popullit para se ta bëjë Asociacionin

Aktuale

Baraliu: Kurti duhet ta kërkojë legjitimitetin e popullit para se ta bëjë Asociacionin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:49
Njohësi i çështjeve politike Bleron Baraliu

Njohësi i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka folur rreth situatës politike në Kosovë sidomos pas ngjarjeve në veriun e vendit.

Ai foli edhe për konfrontimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me bashkësinë ndërkombëtare rreth kërkesave të tyre.

Baraliu tha në Rubikon të Klan Kosovës se Kurti duhet të kërkojë legjitimitet të ri para ta bëjë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Le t’i kthehet votës së popullit edhe njëherë. Para se të nënstrohet para një Asociacioni që e defunksionalizon shtetin, pra nëse vie puna ose ta pranosh ose do të shkojmë zgjedhje”, tha Baraliu.

Njohësi i çështjeve politike tha se ka frikë se mbështetja për Vetëvendosjen mund të rritet edhe më shumë sesa që ka qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat