“Kur komentojsha kravatat e Albinit, këpucat e Glaukut e mindilat e Arben Vitisë, a isha seksist?”, reagon Rron Gjinovci

Aktuale

“Kur komentojsha kravatat e Albinit, këpucat e Glaukut e mindilat e Arben Vitisë, a isha seksist?”, reagon Rron Gjinovci

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:27
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci u është përgjigjur reagimeve ndaj tij në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj disa gazetarëve dhe figurave tjera.

Gjinovci ka pyetur se "kur ka komentuar kravatat e Albinit, trenerkat e Ramiz Kelmendit, kpucat e Glaukut, kpucat me lloq të Besnik Bislimit, mindilat e Arben Vitisë, kur i lavdojsha çizmet e ish ministrit të shëndetësisë etj. etj. a isha seksist".

Lexoni reagimin e tij të plotë, pa ndërhyrje:

Unë, seksizmi dhe liria

Kur i komentojsha kravatat e Albinit, trenerkat e Ramiz Kelmendit, kpucat e Glaukut, kpucat me lloq të Besnik Bislimit, mindilat e Arben Vitisë, kur i lavdojsha çizmet e ish ministrit të shëndetësisë etj. etj. a isha seksist?

Po kur i thojsha të mosdijshëm e shërbëtorë të krimit e krim i organizum, live në TV, në televizionet e studiot e tyne analistëve, pronarëve të mediave e politikanëve (krejt të korruptum sa për shënim), a isha seksist?

Pse gratë e pushtetshme paskan imunitet? Kush ua dha? Kur? Dhe pse po mendoni që unë u bindna "vlerave morale" që i krijojnë grupet e caktume shoqnore, kur asniherë deri sot s'ju kom bindë asni seni të padrejtë? 

E kur dilsha në protesta për mos me leju avancimin e ngacmusve seksualë, e ju nuk ishit aty, çka isha unë? 

Pse po mendoni që unë i lejoj njerzit në rrjetet e mija sociale me mi komentu puqrrat, flokt, kpucat, madje me mi projektu deshirat seksuale e çka jo tjetër, e po pritni që do ta cenzuroj veten me komentu paraqitjen e dikujt kur del ne publik a?

Dhe në fund pse po mendoni që aktivitetet e mija kundër patriarkalizmit e shtypjes së grave varen prej asaj se a i pranoni e çmoni ju?

Unë angazhimet e mija i kam për shkak të bindjeve të mija e jo konsideratës t'juj. Ju s'jeni aq të rëndësishëm , ndoshta s'jeni fare të rëndësishëm.

Ju s'mundeni mem reduktu mu në diçka se aktivitetet e mija në të kalumën, të tashmen dhe në të ardhmen, e kanë dëshmu, e dëshmojnë dhe do ta dëshmojnë të kundërtën.

Të mosdijshmit dhe të mosdijshmes që dalin në publik do t'ju themi çfarë janë. Po ashtu krimenelëve dhe krimineleve, të korruptumëve dhe korruptumeve. Dhe ndonjëherë edhe ata që dalin me kravata t'kqija, me kostume t'kqija e me kpuca me lloq në takime serioze shtetnore, sikurse edhe atyne me frizura e me fustana pa lidhje, do t'ju japim vrejtje estetike. Po ju nuk keni me mujt, me masku mospajtimin politik me mu, e me ma fut akuzën shabllone "patriarkal" e "seksist". Ashtu mundeni veç me ata që janë. Lirinë teme për me thanë medimin tem se cenon dot asni lloj i tabuve shoqnore. 

Kaloni bukur e dukuni sa ma bukur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat