Edhe Gërvalla i reagon ashpër Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim të atyre që sulmuan NATO-n?

Aktuale

Edhe Gërvalla i reagon ashpër Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim të atyre që sulmuan NATO-n?

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:42
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar deklaratave të kryediplomatit evropian, Josep Borell, pas zhvllimeve të sotme.

Gërvalla përmes një shkrimi në Twitter, ka pyetur nëse BE po bën thirrje për mos t’i ndëshkuar ata që sulmuan NATO-n.

Ajo ka shtuar se policia ka prova të qarta se i arrestuari i sotëm, ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj.

Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore.” – tha ajo.

Ndërkohë, më herët kryediplomati Borrell shkroi në Twitter në lidhje me zhvillimet e sotme, u shpreh i “alarmuar”, duke thënë se “përshkallëzimi po bëhet edhe më i rrezikshëm”.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat