Haziri: Konferenca ndërkombëtare e rrezikshme, mund të dëmtojë Kosovën

Aktuale

Haziri: Konferenca ndërkombëtare e rrezikshme, mund të dëmtojë Kosovën

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:19
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për situatën në veri të Kosovës.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se mbatja e një konference të tillë do të jetë e vështirë për Kosovën.

“Konferenca ndërkombëtare si ide është hedhur nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Ka pasur kohë kur Franca nuk ka besuar në ‘shuttle’ diplomaci, si format i këtyre negociatave që i ka me ndërmjetësim në Kosovë. Ka kërkuar një konferencë të shpejtë, të mobilizuar edhe të shkurtër ku zgjidhet problemi”.

“Konferenca do të jetë e vështirë për Kosovën. Nëse në ‘shuttle’ diplomaci nuk arrin t’i maksimalizosh kërkesat, t’i prezantosh qëllimet e kërkesat e tua, në kohën kur je i pranuar ndërkombëtarisht, atëherë një konferencë e tillë mund të jetë e rrezikshme. Kjo sepse mund të formojë një marrëveshje e cila nuk mundet t’i realizojë qëllimet tona, e ajo është njohja nga ana e Serbisë”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat