Pantina: Opozita i dha hapësirë Kurtit që të binden qytetarët se ai nuk di të qeverisë

Aktuale

Pantina: Opozita i dha hapësirë Kurtit që të binden qytetarët se ai nuk di të qeverisë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:21
Shqipe Pantina

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, thotë se strategjia e partivve opozitare është që komplet hapësirën t’ia lejojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë që sipas saj qytetarët të binden që ai nuk di të qeverisë.

Pantina, tha që qytetarët do të binden që Kurti nuk është i gatshëm t’i zgjidhë problemet e mëdha.

“Opozita deri më tani ka ndjekur një strategji ndryshe, duke ia lënë komplet hapësirën e lirë Kurtit për të vepruar në mënyrë që vetë qytetarët të binden që ai nuk di as të qeverisë, dhe madje as nuk është i gatshëm t’i zgjidhë problemet e mëdha. Por, pjesërisht është duke i vuajtur pasojat e kësaj çështje ndonëse dorën në zemër në fillim opozita s’ka çka të bëjë më shumë”, tha Pantina.

Sipas saj, opozita të vetëm gjë që ka mundur ta bëjë kundrejt Qeverisë së Kosovës ka qenë ajo çfarë ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën.

Opozita me numrat që në Kuvendi i ka, të vetëm rrugë që ka mundur ta bëjë është ta bëjë të njëjtën gjë që ka bërë Vetëvendosje në të kaluarën, dhe ndonëse unë vet kam qenë pjesë e Vetëvendosjes në të atë kohë, unë sot mendoj që nuk është rruga më e mirë, sepse ja vjen një ditë në pushtet dhe ti duhesh t’i marrësh përsipër ato çka ti i ke kundërshtuar me ngulm”, tha ajo.

Pantina tha se opozita ka vendosur që të ndjekë vetëm rrugët institucionale.

“Opozita ka vendosur që të ndjekë vetëm rrugët institucionale, rreziku më i madh aktualisht është retorika e ndërtuar sidomos kundër miqve tonë ndërkombëtarë, kjo mund të na kushtojë më vonë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat