Spahiu: Situata shtensionohet kur shkatërrohen strukturat paralele, kur arrestohen rreth 40 persona

Aktuale

Spahiu: Situata shtensionohet kur shkatërrohen strukturat paralele, kur arrestohen rreth 40 persona

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 21:05
Nexhmedin Spahiu

Profesori, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se situata në Kosovë do shtensionohet me shkatërrimin e strukturave paralele, të politikës së Beogrardit në Kosovë.

Spahiu ka deklaruar se kjo nënkupton arrestimin e disa personave.

“Vendimi im është se e vetmja dalje prej kësaj situate të tillë është që duhet quar beteja deri në fund. Ata eksponent të dhunshëm tëstrukturave paralele në Kosovë, të politikës së Beogradit në Kosovë, duhet tëarrestohen dhe të shtenionohet situata. Situata shtensionohet në momentin kur këto struktura i shkatërron, i shkatërron nëse në numrin substancial të tyre i arreston, diku 30-40 persona. A do të arrijnë insitutucionet e Kosovës ta bëjnë këtë në një afat optimal të dhënë nën kërcënimin e sanksioneve, mbetet ta shohim”, ka deklaruar ai.

Spahiu e sheh arrestimin e këtyre individëve si një favor për Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi.

“Krijohen premisat që Kosova të jetë në një pozicion më të favorshëm në dialog”, ka deklaruar ai.

Lidhur me qëndrimin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, ai ka deklaruar se një lider opozitar duhet të jap një vision se si të dilet prej një situate e cila nuk është e mirë sipas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat