Deputetja e AAK-së: Kurti pasi krijoi tensione tani propozon hapa, janë tepër të vonshme

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Kurti pasi krijoi tensione tani propozon hapa, janë tepër të vonshme

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:39
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka deklaruar propozimet e kryeministrit Kurti janë të vonshme, pasi që situata atje tashmë është e tensionuar.

Sipas saj, i pari i Qeverisë, a vënë në lajthitje edhe raportet me miqtë ndërkombëtarë

“Pasi e bëri të veten dhe prodhoi tension shumë të madh me vendimet e tij të njëanshme e pa i marrë asnjëherë parasysh këshillat e miqve tanë tashmë ka dalë me një propozim disa pikësh, që për mendimin tim janë shumë të vonshme pasi mungesa e bashkëpunimit, e diskutimit me të gjithë aktorët relevantë e vendosur Kosovën në një pozitë aspak të lakmueshme veçanërisht kur e dimë rolin e Amerikës për Kosovën dhe të luash rolin  e të fortit me dikë që ka qenë në etapa tejet të rëndësishme për shtetndërtim, aq sa është e dhimbshme po aq edhe e ulët”, ka deklaruar Bytyqi.

Ajo, ka deklaruar se nuk e din se si do të priten këto propozime, por se tashmë është bërë vonë.

Nuk mund të paragjykojë se si do të priten këto propozime të kryeministrit nga palët tjera, megjithatë mendoj që janë tepër të vonshme”, ka shtuar deputetja Bytyqi.

Që nga 26 maji, qytetarët serbë në veri të vendit janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill 2023, nëpër objektet komunale në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Gjatë protestave rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it mbetën të plagosur dhe lënduar. Po ashtu u raportua edhe për dhjetëra protestues të lënduar.

Të lënduar gjatë këtyre ditëve pati edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Me lëndime trupore përfunduan edhe gazetarë të mediave të ndryshme.

Gjatë kësaj kohe u kidnapuan edhe tre zyrtarë policor të Kosovës të cilët u mbajtën për 10 ditë në një qendër paraburgimi në Kralevë të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat