Si e shpëtoi presidenti amerikan Wilson Shqipërinë nga copëtimi në katër pjesë

Aktuale

Si e shpëtoi presidenti amerikan Wilson Shqipërinë nga copëtimi në katër pjesë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 22:49
Bejtullah Destani

Studiuesi, Bejtullah Destani ka deklaruar se sipas statistikave të mbledhura nga hulumtimet e tij, përgjatë dy viteve të luftërave ballkanike janë vrarë mbi 50 mijë persona.

Destani në Tëvë1, tha se pavarësisht se shtypi britanik raportonte për 25 mijë viktima, sipas tij, raportet e tij thonin se numri i të vrarëve kalonte shifrën 50 mijë.

“Vetëm sipas statistikave që kam mbledhë unë vetëm për dy vite të luftërave ballkanike janë vra mbi 50 mijë veta. 25 mijë veta i raporton edhe Austria edhe shtypi britanik i raporton 25 mijë të vrarë, por unë kam gjetë më shumë raporte sepse po ti krahasosh raportet e Ministrisë së Jashtme të Britanisë dhe Austrisë dhe ca italiane, se nganjëherë janë shumë pro slave do me thënë, del një numër shumë i madh i i masakrave të serbëve gjatë luftërave ballkanike deri në 1920”, deklaroi ai.

Tutje Destani tregoi se si presidenti amerikan Woodrow Wilson kishte arritur të shpëtonte Shqipërinë nga copëtimi në katër pjesë.

“Kjo masakër që e përmend koloneli amerikan është pjesë e dokumentacionit të cilën e ka lexuar edhe presidenti Wilson, i cili ka marrë një qëndrim pozitiv me çështjen e shqiptarëve. Nuk janë vetëm 14 pikat e presidentit Wilson të cilat njihen si histori e përkrahjes së Shqipërisë në Konferencën e Paqes, por ka shumë materiale, fjalime, diskutime që ka mbajtë ky dmth korrespodencë me njerëzit e kohës me presidentin italian, me presidentin francez kanë biseduar për problemin e Shqipërisë, se Shqipëria duhet të mbrohet e të mos ndahet. Të mos harrojmë në këtë kohë është riaktualizuar Traktati i Londrës, traktat i msheftë i Londrës i cili ka ekzistuar vetëm në letër, nuk është ratifikuar asnjëherë është nënshkruar në Londër në vitin 1915-të, traktat të cilin e kanë nënshkruar Austria, Italia, Anglia dhe ka qenë ideja që Shqipëria të copëtohet. Veriu t’i jepet Malit të Zi, Shqipëria e Jugut Greqisë, Durrësi dhe Tirana të jenë një Shqipëri myslimane e vogël fare që të mbijetoj si shtet”, tha Destani.

Teksa theksoi  se “roli i presidentit Wilson ishte shumë decidiv që Shqipëria të mos preket fare dhe kufijtë e Shqipërisë të ruhen ashtu siç janë nga Konferenca e Londrës 1913 dhe ashtu ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat