​Nagavci: Jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve për tekstet shkollore

Aktuale

​Nagavci: Jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve për tekstet shkollore

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:43
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë janë në proces të aspekteve teknike për transferimin e mjeteve në xhirollogaritë e atyre që kanë aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore.

Ajo ka thënë se deri tani janë 92 mijë aplikime, derisa ka shtuar se janë duke i shqyrtuar të gjitha ankesat e pranuara deri tani.

Ndërsa lidhur me rastet kur nxënësit janë 5 vjeç, ajo ka thënë se pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve.

Ajo ka shtuar se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator “me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”.

Deri tash në këtë platformë kanë aplikuar gjithsej 92 mijë prindër. Për të gjithë ata që kanë aplikuar, ju informoj se jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirrollogaritë tuaja. Po ashtu, ju siguroj se të gjitha ankesat që i kemi pranuar deri tash janë duke u shqyrtuar”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat