​24 vjet nga themelimi, policët ende pa sigurim shëndetësor e jetësor

Aktuale

​24 vjet nga themelimi, policët ende pa sigurim shëndetësor e jetësor

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:38
Imer Zeqiri

24-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës i gjen pa sigurime shëndetësore zyrtarët policorë. Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, por që nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje konkrete nga asnjë qeveri.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri vlerësoi lartë profesionalizmin e zyrtarëve policorë, duke thënë se mund të krahasohen me policët të rajonit dhe më gjerë, derisa shtoi se edhe pas 24 viteve të themelimit, Policia e Kosovës vazhdon që të mos ketë sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Zeqiri: 24 vite, policët ende nuk kanë sigurimin shëndetësor dhe jetësor

“Prandaj, unë për këto 24 vite e kam parë një polici jashtëzakonisht profesionale, që mund të krahasohemi jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Mandej, kur jemi tek kërkesat e policisë së Kosovës që janë adresuar përmes Sindikatës të Policisë së Kosovës, këto kërkesa kanë qenë të kahershme, edhe vazhdojnë të jenë prapë të përhershme, të gjitha ato që nuk janë realizuar. Me një polici kaq profesionale, me sfidat që i ka treguar për këto 24 vite, dhe mos të ketë ende një sigurim shëndetësor dhe jetësor, definitivisht kjo ka qenë kërkesë e kahershme e Sindikatës të Policisë së Kosovës dhe vazhdon të jetë e që ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje konkrete, nga asnjë qeveri deri më tani”, tha Zeqiri.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi sot po bëjnë përpjekjet e duhura që ky institucion të ketë mbështetjen e duhur në këtë drejtim nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat