“Premtimi” i Escobarit dhe presioni ndaj Kurtit, Bytyçi vjen me deklartë të fortë për Asociacionin

Aktuale

“Premtimi” i Escobarit dhe presioni ndaj Kurtit, Bytyçi vjen me deklartë të fortë për Asociacionin

Nga: A.M. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:59
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Pas takimit të fundit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë ‘shpërthyer’ reagimet.

Bisedimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, u cilësua si i dështuar.

Madje, ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak kritikuan ashpër kryeministrin Kurti.

Po ashtu, edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar mbështetit Borell dhe Lajçak, duke i bërë presion Kosovës për themelimin e Asociacioni.

Mirëpo, Kurti u shpreh i palëkundur duke potencuar se nuk do dorëzohet para presionit dhe nuk do pranoj marrëveshje që shkojnë vetëm në favor të Serbisë.

Për këtë, erdhën edhe akuza ndaj kryeministrit duke e cilësuar atë anti-evropian dhe anti-amerikan.

E në lidhje me këtë, reagoi profesori Enver Bytyçi.

Ai në një shkrim në Facebook bëri disa krahasime në lidhje me besimin ndaj aleatëve dhe pasojat e tij që mund t’i bijnë barrë Kosovës.

Me theks të veccantë, përmendi ‘premtimin’ e Escobarit në lidhje me Asociacionin dhe ligjshmërinë e tij.

“Mirëpo po na kthehet në tabu e në mit besimi i verbër te aleatët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pra të shqiptarëve. Nëse thua se "Besimi nuk mund të imponohet", menjëherë vijnë reagimet se "duhet besim te Lajçak, Borrell e Esckobar"! "Nëse nuk u beson këtyre, thonë idiotët e dobishëm, atëherë nuk i beson as Bashkimit Europian, as Amerikës"! Nëse dyshon edhe në qëndrimet e njëanshme të europianëve dhe amerikanëve, atëherë të thonë anti-europian dhe anti-amerikan!

Edhe pse aleatët i besojnë prej muajsh më shumë Aleksandër Vuçiç, sesa Albin Kurtit, këta idiotë të dobishëm na këshillojnë që tu besohet të ngarkuarve për dialogun Kosovë-Serbi! Edhe pse ata na thonë "bëni asosacionin, madje sipas shijes së Aleksandër Vuçiç, këta të indoktrinuar na thonë "mos u prishni me BE-në dhe Amerikën"! Edhe pse ky asosacion çon në ndarjen e territorit të Kosovës e zhbërjen e shtetit, ata na këshillojnë e madje na qortojnë, duke na thënë "Ti besojmë Escobarit kur thotë se nuk mbështet një Republikë Srpska në Kosovë"! Nëse dyshon në premtimin e Escobarit, atëherë të thonë anti-amerikan. Por ama nëse dyshon te një premtim që ta jep vëllai yt, nuk të thonë se je anti-vëlla”, deklaroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ju ka takuar ndonjëherë që të bisedoni me vëllain tuaj dhe të dyshoni, nëse ai tha të vërtetën ose jo?! Pra ta konstetoni e madje ta kundërshtoni mendimin ose këshillën e tij?!

Ka ndodhur që të keni pasur ndonjë problem me fëmijën e rritur e të mos i keni besuar në justifikimet që ka përdorur?! Pra ta keni qortuar për këtë!

Jeni përballur me mos-sinqeritet të mikut tuaj më te ngushtë e më të shtrenjtë ndonjëherë?! Dhe natyrshëm keni krijuar dyshim ndaj tij?!

A ka patur raste që xhaxhai, tezja, halla, daja e të afërm të tjerë tju kenë fshehur ndonjëherë diçka, të mos u kenë thënë të vërtetën, edhe kur kjo është kërkuar prej jush?!

Të gjitha këto ndodhin rëndom! Por asnjë nga këto arsye nuk ju ka bërë të urreni vëllain, fëmijën, xhaxhain, dajën, hallën, tezen apo mmikun e mgishtë tuajin! Edhe pse ia keni thënë atyre të vërtetën në sy!

Mirëpo po na kthehet në tabu e në mit besimi i verbër te aleatët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pra të shqiptarëve. Nëse thua se "Besimi nuk mund të imponohet", menjëherë vijnë reagimet se "duhet besim te Lajçak, Borrell e Esckobar"! "Nëse nuk u beson këtyre, thonë idiotët e dobishëm, atëherë nuk i beson as Bashkimit Europian, as Amerikës"! Nëse dyshon edhe në qëndrimet e njëanshme të europianëve dhe amerikanëve, atëherë të thonë anti-europian dhe anti-amerikan!

Edhe pse aleatët i besojnë prej muajsh më shumë Aleksandër Vuçiç, sesa Albin Kurtit, këta idiotë të dobishëm na këshillojnë që tu besohet të ngarkuarve për dialogun Kosovë-Serbi! Edhe pse ata na thonë "bëni asosacionin, madje sipas shijes së Aleksandër Vuçiç, këta të indoktrinuar na thonë "mos u prishni me BE-në dhe Amerikën"! Edhe pse ky asosacion çon në ndarjen e territorit të Kosovës e zhbërjen e shtetit, ata na këshillojnë e madje na qortojnë, duke na thënë "Ti besojmë Escobarit kur thotë se nuk mbështet një Republikë Srpska në Kosovë"! Nëse dyshon në premtimin e Escobarit, atëherë të thonë anti-amerikan. Por ama nëse dyshon te një premtim që ta jep vëllai yt, nuk të thonë se je anti-vëlla!

Dyshimi ka lindur bashkë me njeriun. Dhe jo çdo herë kur dyshon bëhesh armik me atë për të cilin ke dyshim. Dyshimi është pjesë e ndërgjegjes dhe vetëdijes njerëzore. Pra është atribut normal, madje i domozdoshëm për të shkuar te e vërteta! Dhe në asnjë rast përmes dyshimit nuk mund të krijohen armiqësi. Thjesht kundërshti!

Kundërshtitë i dikton nevoja e domzdoshme për tu vetëmbrojtur! Edhe kafshët vetëmbrohen. Ndërkohë Kosovës i kërkohet të heqë dorë pikërisht nga ky instikt i lindur jo vetëm me njeriun, por edhe me kafshën! Nëse heq dorë nga dyshimi, ke heq dorë nga e vërteta. Nëse heq dorë nga e vëerteta, ke hequr dorë nga vetëmbrojtja! Je bërë i verbër, i shurdhër dhe jeton si "gomari ëndërr"! Kush do dikë ose diçka të tillë, le të predikojë mite, dogma e tabu, sipas të cilave dyshimi është armiqësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat