“Bora” në pamjet e sulmit terrorist, Daçiq: Më tha dikush, s’desha ta shfajësoj Radoiçiqin

Aktuale

“Bora” në pamjet e sulmit terrorist, Daçiq: Më tha dikush, s’desha ta shfajësoj Radoiçiqin

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:32
Daçiq

“Bora” në pamjet e sulmit terrorist, Daçiq: Më tha dikush, s’desha ta shfajësoj Radoiçiqin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, përgjegjësinë e të cilit e mori kryekrimineli Millan Radoiçiq.

Para se ta pranonte Radoiçiqi që e ka organizuar sulmin, Daçiq kishte hedhur dyshime rreth vërtetësisë së videos që e publikoi Sveçla e ku shihej Radoiçiqi.

“Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, kishte thënë Daçiq.

Mirëpo, sot ministri i Vuçiqit, kur u pyet për këtë deklaratë, tha se ishte gabim i tij dhe se nuk ka dashur ta shfajësojë Radoiçiqin,

“Dikush më tha që ajo ishte video më e vjetër. Nuk kontrollova. Ishte gabim i imi. Unë nuk kam dashur që ta shfajësoj Radoiçiqin”, tha Daçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat