Vendimi për lirimin e dy edukatorëve që rrahën 3-vjeçarin, familjarët nuk e mirëpritën vendim

Aktuale

Vendimi për lirimin e dy edukatorëve që rrahën 3-vjeçarin, familjarët nuk e mirëpritën vendim

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Nasuf Hasani, avokati i familjes së fëmijës 3-vjeçar që u keqtrajtua dhe u rrah nga dy edukatoret e kopshtit “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, thotë se vendimin për lirimin e të akuzuarve nuk e kanë mirëpritur familjarët.

Hasani, ka bërë të ditur se si palë e dëmtuar do të kërkojnë të iniciojnë procedurën dhe të kërkojnë kompensim të dëmit në të holla.

“Normal as prindërit e fëmijës nuk e kanë pritur mirë lirimin e tyre, mirëpo është në diskrecion të Gjykatës të vendos sa i përket vazhdimit ose jo të masës së paraburgimit. Konsideroj se në bazë të provave që janë paraqitur në aktakuzë, të cilat janë të pakontestueshme, sigurisht që Gjykata do të na udhëzojë në kontekst civilë. Normal, ne e konsiderojmë vetën të dëmtuar dhe ne do ta iniciojmë këtë procedurë, ku do të kërkojmë kompensim të dëmit në të holla, ashtu siç parashihet me dispozitat e kodit. Pa mëdyshje se është e dëmtuar familja, prej atij momenti kur ka ndodhur ai keqtrajtim, kanë shpenzuar rreth trajtimit dhe normal që duhen të kompozohen”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, avokati i palës së dëmtuar thotë se nuk e kundërshtojnë vendimin.

“Ne nuk e kundërshtojmë vendimin, tashmë është e ngritur aktakuza, konsideroj se aktakuza si e tillë është në harmoni të plotë me gjendjen faktike dhe me kodin e procedurës penale, ka prova të pakontestueshme, ka mëdyshje se ai fëmijë është keqtrajtu, ka lëndime përkatësisht lëndime të lehtë”, tha avokati.

Hasnai, theksoi se e rëndësishme është që aktakuza është konform me kodin e procedurës penale.

“E rëndësishme është që aktakuza është në plotni me kodin e procedurës penale dhe ne në vazhdimësi do ta përcjellim këtë proces gjyqësor. Pa mëdyshje që Gjykata do të marrë një vendim në bazë të provave. Pra, Gjykata vendosin në bazë të provave dhe normal se duhet të ndëshkohen të njëjtat për atë keqtrajtim ndaj fëmijës”, shtoi ai.

Për lirimin e dy edukatoreve nga masa e paraburgimit ka njoftuar dje avokati i njërës nga të akuzuarave, Taulant Ismajli. Avokati mbrojtës për teve1.info tha se të akuzuarat janë deklaruar të pafajshme, si dhe bëri të ditur se do të ushtrojë kërkesë për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat