Daut Haradinaj ka një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Daut Haradinaj ka një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:42
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lutje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Haradinajt sot deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta.

‘’Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s’duhet lënë në mëshirën e fatit, s’duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke. Si kurrë më parë të jeni unik për policinë që e kemi’’, ka shkruar Haradinaj.

Theksojmë se sot në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 10:00 do të diskutohet për Policinë e Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat