Shoqërohet në polici i dyshuari për vjedhje të kanaleve televizive, që kërcënoi me jetë gazetarin e KIKS-it

Aktuale

Shoqërohet në polici i dyshuari për vjedhje të kanaleve televizive, që kërcënoi me jetë gazetarin e KIKS-it

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari për kërcënim ndaj gazetarit të KIKS Kosova, Herlind Ademit, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Daut Hoxha ka thënë se veprimi policor ka qenë i menjëhershëm.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme. Një person është identifikuar dhe shoqëruar në Polici për procedura të intervistimit. Të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me prokurorin”, ka thënë Hoxha.

I dyshuari në këtë rast është Bujar Behrami, i cili dyshohet se ka vjedhur kanale televizive vendore për t’i shitur ato në platforma IPTV ilegalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat