Deputeti i VV-së: Kosovës i është kërkuar të mos e bëjë publik draft-statutin për Asociacionin derisa të përfundojë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Kosovës i është kërkuar të mos e bëjë publik draft-statutin për Asociacionin derisa të përfundojë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 00:38
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin, ka shumë rëndësi të ketë transparencë, derisa ka shtuar se është bërë thirrje të mos bëhet publikë derisa të përfundojë i gjithë procesi.

“Do të ishte mirë që të ndahet me publikun. Nuk është një dokument përfundimtar, edhe vërejtjet që kemi dhënë kanë qenë që të mos publikohet derisa të përfudnojë. Nëse ka rënie të kësaj përmbajtjeje, atëherë bëhet publike e gjitha, sepse përndryshe Kosova bëhet palë destruktive”, u shpreh Rrustemi.

Rrustemi ka thënë se këtë punë, pikërisht e ka opozita, pra ta publikojë. Sipas tij, opozita duhet t’i ndihmojë shtetit.

E kemi një opozitë që e di çka përmban draft-statuti dhe nuk po dalin të flasin”, u shpreh Rrustemi, derisa ka shtuar se shtetit të Kosovës i është bërë thirrje të mos e bëjë publik draftin.

Nuk e kam parë”, ka thënë Rrustemi duke iu referuar draft-statutit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rrustemi, tha se “nuk ka Asociacion të mirë”, kur është pyetur për nenet dhe pikat që përfshinë ky draft.

“Duhet të presim nga Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse shkojmë në Kushtetuese, ajo duhet ta trantojë me kujdesin maksimal”, u shpreh Rrustemi.

“Nuk mund të ketë Gjykatë të Arbitrazhit”, është shprehur Rrustemi duke folur për draft-statutin evropian, derisa ka komentuar deklaratat në opinion se në këtë propozim ka edhe Gjykatë të Arbitrazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat