PSD: Trendafilova e ka të sigurt se s’do mbajë fjalime gjatë vizitës në Kosovë

Aktuale

PSD: Trendafilova e ka të sigurt se s’do mbajë fjalime gjatë vizitës në Kosovë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:48
PSD

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka paralajmëruar se nuk do të lejojë, Kryetaren  e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, të zhvillojë aktivitetin e saj, në vizitën e saj  në fund të këtij muaji në Kosovë.

Anëtari i kësaj partie, Asdren Shala, ka thënë se Trandafilova pengesën në kryerje të detyrës e ka të sigurt.

“Ajo nuk ka me mbajtë fjalime, këta e ka të sigurt dhe se kjo është paqësore. Pengesë në kryerjen e detyrës e ka të sigurt, se si do ta bëjmë, kjo do të vendoset”, ka thënë Shala.

Ai tha se aksione të tilla ndodhin në çdo vend dhe se kjo nuk e bënë protestën të dhunshme.

Shala tha se për këtë parti, Trendafilova  dhe Dhomat e Specializuara janë të padëshirueshme dhe se me protesta do të priten sa herë që zyrtarë të kësaj gjykate do të vijnë në Kosovë.

“Për PSD – në, Trendafilova është e pa dëshirueshme, sepse në gjykojmë se Dhomat e Specializuara komplet ky format juridik është i papranueshëm, i padrejtë.. është gjykatë një etnike dhe luftën e UÇK-së synon ta njollosë. Për ne sa herë që ka vizita nga kush do nga kjo gjykatë me na tregu se është e drejtë ne kemi me kanë aty me krejt potencialin që e kemi”, tha Shala.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve.  Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Takimi do të mbahet me 29 nëntor.

Ardhja e saj në Kosovë ishte pritur me protesta edhe në shtatorin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat