Diskutohet Projekt Kodi Doganor dhe i Akcizave, kërkohet ndryshimi i disa neneve

Aktuale

Diskutohet Projekt Kodi Doganor dhe i Akcizave, kërkohet ndryshimi i disa neneve

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projekt Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Palët e interesit dhanë komentet e tyre, teksa kryetari i këtij komisioni, Armend Muja u zotua se do të merren parasysh këto kërkesa.

Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ka kërkuar ndryshim të neneve 418 dhe 419, për mallrat që lirohen nga detyrimet e importit, përderisa një gjë të tillë nuk shkakton keqpërdorime apo shtrembërime të mëdha të konkurrencës.

Personi me aftësi të kufizuara, ose prindi apo kujdestari ligjor të lirohen nga tatimi doganor, akciza dhe TVSH për importin e automjetit për përdorim prej tyre, një herë në një periudhe prej pesë vite. Automjeti i liruar sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund t’i bartet një personi tjetër pa pagës, me kusht që ky person vazhdon të përmbush kushtet për lirim sipas dispozitave të këtij ligji”, tha Maliqi.

Automjeti i liruar sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të huazohet, të jepet si garanci, të jepet në shfrytëzim apo të bartet, brenda afatit prej pese vitesh, nga data në të cilën është pranuar lëshimi i tyre për qarkullim të lirë, pa e njoftuar paraprakisht Doganën e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat