Betimi i ushtarëve të UÇK-së më 28 nëntor 1998

Aktuale

Betimi i ushtarëve të UÇK-së më 28 nëntor 1998

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:25
Betimi i ushtarëve të UÇK-së më 28 nëntor 1998

Më 28 nëntor 1998 qindra ushtarë kishin dhënë betimin e tyre si ushtarë të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E njëri nga pjesëmarrësit e kësaj ceremonie ka rrëfyer për tëvë1 emocionet që kishte pasur atë ditë, teksa tregon se pjesëmarrës ishte edhe vajza e komandantit, Adem Jashari.

Një betim të tillë e kishte dhënë edhe para 25 vitesh. Arton Hoti është njëri nga qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishin bërë betimin e tyre më 28 nëntor të vitit 1998.

25 vjet pas, ai rrëfen për emocionet e tij dhe të shokëve që kishin gjatë kësaj ceremonie.

Ai thotë se kjo datë nuk ishte e rastësishme, pasi ishte caktuar për shkak se ishte edhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari, e që pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe vajza e tij.

Teksa tregon se nuk është i kënaqur me përkujtimin dhe kujdesin që po u bëhet kategorive të dala nga lufta.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin pjesëtarë të UÇK-së nga të gjitha brigadat e zonës së Drenicës e shumë nga ta kishin rënë në mbrojtje të atdheut. Ndryshe, 28 nëntori i vitit 1997 njihet edhe për daljen e parë të UÇK-së, pikërisht në Drenicë në fshatin Llaushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat