Policia dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale shihen në shtëpinë e familjes së Naim Murselit

Aktuale

Policia dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale shihen në shtëpinë e familjes së Naim Murselit

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 14:17
Liridona dhe Naim Murseli.

Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë shkuar sot te familja e ish-bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murselit.

Në fotografitë e siguruara nga media, përpara shtëpisë së Naim Murselit, i cili mbrëmë u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, teksa nuk dihet arsyeja e kësaj vizite.

Murseli dhe personi me inicialet G.P., që dyshohet të jetë vrasësi i Liridona Ademajt u arrestuan mbrëmë nga policia, pak orë pas varrimit të të ndjerës.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia mbrëmë bastisi dy lokacione në Gjakovë, ku u bë e ditur se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të Murselit dhe dorasit, policia arrestoi edhe personin e tretë me iniciale K.K., që dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarjen tragjike.

Liridona Ademaj u vra tri ditë më parë në Prishtinë në makinë ku bashkë me të ishin fëmijët dhe burri i saj, Naim Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat