Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Aktuale

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 21:22
Granit Plava

Është publikuar edhe videoja e momentit kur Granit Plava hyn në restorantin ku po darkonte Naim Murseli, Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre, pak para ekzekutimit të Liridonës.

Video është publikuar nga sinjali.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndresa, Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat