Deputeti i Kosovës, Haki Abazi thotë se Serbia ka kalkuluar për të përfituar financiarisht pasi ka pranuar tablat RKS.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi thotë se, këtë vendim Seria e mori pak para përfundimit të vitit, ndërsa shton se përfituese nga liberalizimi i vizave për Kosovën është Serbia, pasi që kolonat e gjara, taksa rrugore, furnizimi me derivate e shumë përfitime të tjera i ka ajo.
“Deklaratat se Serbia e ka bër pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeminsitrit”, thotë ai.
Sipas tij, Vuçiq ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e zajdnicës dhe tani po i mbledhë paratë e qytetarëve në ikje për perëndim!
“Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështërsimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçles!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfiuar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orëshe në kufinjët me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi. Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia.
Serbia në çdo vendim ka kalkulimin e përfitimit financiar dhe përfitimit nga xhepi i qytetarëve të Kosovës, përderisa qeveritarët dhe eksponentët e saj për më shumë se dy vite kryefjalë e kanë luftën dhe rrjedhimisht friksimin e invesitorëve dhe turistëve. Kjo mendësi e publicitetit të konfliktit dhe luftës në njerën anë e konfliktit të vazhdueshëm me njësitet elitë të policisë, është mendësi qeverisëse e friksimit të qytetarëve me qëllim të qeverisjes me manipulim dhe për defokusim nga problemet reale të qytetarëve!
Deklaratat se Serbia e ka bër pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeminsitrit. Vuçiç ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e zajdnicës dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perendim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështërsimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçles!