Nexhmedin Spahiu kërkon dënim me “varje në mes të qytetit” për të dyshuarit që rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun

Aktuale

Nexhmedin Spahiu kërkon dënim me “varje në mes të qytetit” për të dyshuarit që rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun

Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:59
Nexhmedin Spahiu

Politologu Nexhmedin Spahiu ka kërkuar dënim me vdekje për të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Dy të mitur e kanë shkelur me veturë dhe më pas e kanë rrahur për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu më 14 janar në Podujevë.

Për dy të miturit (16 dhe 17 vjeç), të dyshuar për vrasje, politologu Spahiu ka kërkuar që “të varen midis sheshit”.

Ai këtë e ka thënë në koment në postimin e bërë nga avokati Tomë Gashi, i cili ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

“Pajtohem plotësisht. Psh për këta 4 që e mbytën këtë 18 vjeçarin jetim dënimi duhej të ishte me varje në mes të Qytetit”, ka thënë Spahiu.

Image
Komenti i Nexhmedin Spahiut

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat