Ibishi: Vuçiqi e di se nuk mund të hapë banka private në Kosovë

Aktuale

Ibishi: Vuçiqi e di se nuk mund të hapë banka private në Kosovë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 21:19
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) javë më parë ka nxjerr Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës bëhet e ditur se ndalohet ri qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro.

Për valutat të tjera, BQK-ja ka vendosur të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet të këmbimit valutor”.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se presidenti serb vazhdon me deklarime se do të hapë banka private këtu në Kosovë, dhe se “ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës”.

“Vuçiqi vazhdon të thotë se ne do të hapim banka private. Nuk mund të hapë banka private. Ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës. Ato mjete do t’i mbartë në sistemin e caktuar te institucionet financiare në Kosovë që do të krijohen e jo që të hapë banka dhe filiale për teke të tija. Në këtë drejtim, duhet të jepen udhëzime nga BQK-ja dhe institucionet e tjera dhe të mos ketë panik në këto programe të investimeve serbe në Kosovë pro gradualisht do të kalojnë dhe do të harmonizohen në raport me institucionet vendore financiare”, ka thënë Ibishi, për RTV Dukagjini.

Sipas tij, “BQK-ja duhet të japë më shumë detaje dhe udhëzime që qytetarët serbë në Kosovë të mos kenë “ndro” për pagat e tyre dhe ndihmat që i marrin nga Serbia, por që kontrollohen nga institucionet financiare vendore”.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë një vend, një shtet dy valuta njëkohësisht, e sidomos kur njëra nuk është e kontrolluar.

Ibishi ka thënë se “nuk mundet një shtet të përdorin dy valuta, njëra totalisht jashtë kontrollit, e pakontrolluar në sistemin e Bankave dhe pagesave që bëhen nga qytetarët. Normal, ky tension është ngritur nga Serbia, se po “tregon kujdes” për qytetarët e vet dhe bën deduksion duke paralajmëruar kërcënime”.

“Shqetësimet janë ngritur nga pala serbe. Dhe kjo rregullore duhet të vinte më herët, sepse një shtet nuk mund të ketë dy valuta. Valuta sipas nenit 11 të Kushtetutës është euro. Është dashtë një fazë konsultative dhe që nga qeveria të ketë një paralajmërim apo përgatitje. Dhe mundësinë e shtyrjes, ashtu siç tha Presidentja ‘se kjo të bëhet me një joanulim, por me shtyrje, sepse merr kohë’ dhe ‘të konsolidohet sistemi i transferit të dinarëve, qoftë në sistemin paralel apo ilegal të arsimit, shëndetësisë, pensionit apo pagave nga Serbia. Nëse kjo do të vazhdonte është edhe sistemi i sigurisë financiare, me këtë sistem të dinarit të vazhdohet dhe ka mundësi të ketë interferim të sistemit të pastrimit të parave e të ndryshme. Këto ndihma që vijnë të pakontrolluara dhe pa mbikëqyrje nga Serbia, kjo duhet të bijë në binarë dhe duke dëgjuar partnerin strategjik SHBA-të me një përshkallëzim të implementimit. Vazhdimi i kësaj krijon pasiguri financiare dhe mundësi abuzimi me këto fonde”, ka thënë Ibishi.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se duhet të ketë një “anulim të vendimit” dhe se “është dashtë të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti që të mos shkaktohet ndonjë krizë”, ashtu siç ka ndodhur vitet e kaluara.

“Nuk ka asnjë qytetar të Kosovës që nuk është pro të heqjes së përdorimit të dinarit si valutë. Me kushtetutë dhe ligj kemi monedhë zyrtare vetëm euron. Por ky vendim që është marrë në këtë situatë, nuk është risi nga BQK-ja, sepse është në ligj dhe kushtetutë. Ndoshta është dashtë të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti në këtë vendim, të riaktualizohej çështja e përdorimit të dinarit në pjesën veriore pa konsultimin me aleatë dhe mos shkakton kriza. Konsideroj, pasi që kemi paralajmërimit e Hovenierit dhe BE-së, kishte me qenë mirë me anulu këtë vendim”, ka theksuar Veseli.

Ai ka shtuar se SHBA-ja reagon vetëm në situata serioze dhe kur mund të “ketë problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat