“Kime nga t’lyni”, deputeti i AAK-së flet për dialogun e Asociacionin

Aktuale

“Kime nga t’lyni”, deputeti i AAK-së flet për dialogun e Asociacionin

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:41
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka folur lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, specifikisht për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dreshaj duke vlerësuar se dialogu për Asociacionin është mbajtur në fshehtësi, ka thënë se edhe Kosova do të duhej të ofronte një draft propozim, njësoj si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e Serbia.

Sipas tij, qeveria ose nuk ka qenë e zonja ta hartojë një draft propozim ose nuk ka dashur.

“Procesi i dialogut lidhur me Asociacionin ka qenë një proces që ka shkuar në një fshehtësi absolute. Deputetët e Kuvendit janë informuar shumë më tepër prej medieve sesa prej atyre që janë të obliguar për të na raportuar neve. Ka qenë një draft propozim nga ana e Edi Rames, një nga ana e Serbisë, dhe draft propozimi i fundit që ka ardhur të cilin e keni parë ju dhe ne. Realisht atë që nuk e shohim është draft propozimi jonë, i qeverisë tonë. Unë si i përzgjedhur i këtij vendi me dal për të mbrojtur diçka, unë nuk kam çka mbroj, s’kam propozim të Kuvendit tim akoma. Ne nuk mund ta akuzojmë askënd tjetër, ne duhet ta akuzojmë vetveten pse nuk kemi qenë të zot që ta hartojmë, apo pse nuk kemi dashur”, ka thënë ai.

Më tej, Dreshaj ka deklaruar se “kime nga t’lyni’ mund të nxirret mjaftueshëm, por thirrja për ta hartuar një draft propozim për Asociacionin ka ardhur qysh kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani është kthyer nga ShBA.

“Nëse ne dëshirojmë që të nxjerrim “kime nga t’lyni”, gjejmë sa të doni, por në muajin tetor ose nëntor kur është kthyer presidentja prej ShBA-së dhe e ka përmendur çështjen e hartimit të draft propozimit të asociacionit, ajo ka qenë thirrje për shtetin e vendin por ne nuk e kemi bërë atë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat