Qalaj: Mospërkrahja e rezolutës për lirim të rrymës, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti

Aktuale

Qalaj: Mospërkrahja e rezolutës për lirim të rrymës, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 09:21
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka hedhur kritika në drejtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për mos-kalimin e Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Qalaj ka përmendur kritikat që dikur Lëvizja Vetëvendosje i bënte në Kuvend për çmimet e energjisë. Ai thotë se veprimet e sotme janë në kundërshtim me deklarimet e tyre sa ishin në opozitë.

“Ju e dini që pjesë e kampanjës së VV-së në zgjedhjet e fundit qendrore ka qenë edhe çmimi rrymës që sipas tyre në atë kohë ka qenë shumë e shtrenjtë ndërsa sot veprimet e partisë në pushtet janë te kundërta, pra ata e shtrenjtojnë rrymën për çdo ditë dhe kjo është bërë një barrë e madhe për qytetarët e Kosovës”, thotë Qalaj për EO.

Qalaj konsideron se shtrenjtimi i energjisë është vërejtur nga të gjithë ekonomitë familjare dhe se mospërkrahja e kësaj Rezolute sipas tij “tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti”.

Ju e dini gjatë seancës së kaluar kemi biseduar dhe kemi pasur temë çështjen e ngritjes së rrymës dhe përveç deputetëve të opozitës nuk kemi pasur asnjë diskutim nga deputet e pozitës pra ata me njëfarë mënyre qëndrim zyrtarë kanë që ngritja e çmimit të rrymës është në rregull dhe sikurse ata të mos jetonin në Kosovë. Mendoj që secili konsumatorë pavarësisht gjendjes së tij ekonomike ka parë që çmimi i rrymës ka qenë dyfishuar, disa raste i trefishuar dhe vazhdon të jetë dhe mendoj që kjo është e pa pranueshme dhe është duke e dëmtuar secilën ekonomi familjare në Kosovë. Mosvotimi apo abstenimi i deputetëve të VV-së që të përkrah rezolutën e cila i bënte thirrje Qeverisë dhe institucioneve tjera për zvogëlimin e çmimit të rrymës, mendoj që tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti”, u shpreh Qala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat