Ramadani për dinarin: Në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta, valutë e vetme është euro

Aktuale

Ramadani për dinarin: Në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta, valutë e vetme është euro

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 00:41
Valon Ramadani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Ramadani duke folur lidhur me çështjen e dinarit, ka deklaruar se në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta, dhe sipas tij, ashtu ka vepruar edhe BQK-ja.

Ramadani ka thënë se BQK-ja nuk ka bërë asgjë më shumë se sa që ka respektuar Kushtetutën dhe ligjin.

“Këto janë vendime të BQK-së dhe në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta, asgjë më shumë se respektimi i Kushtetues dhe ligjit nuk ka bërë BQK-ja, pra ne jemi prapa asaj çka duhet të respektohet çdo vendim i BQK-së si institucion i pavarur. Mirëpo çka dihet është që valuta e vetme Kosovë është euro dhe pjesa tjetër gjithë atyre që protestojnë këtë formë deri tash kanë vazhduar në forma të ndryshme të kontrabandimi të dinarëve e që kanë kushtëzuar shumë persona e shumë pagesa”, është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Më tej, ai ka theksuar se valuta dinar nuk mund të përdorët në vendin tonë.

“Dinari është valuta që nuk duhet të përdorët në Kosovë. Në Kosovë dihet kush është valuta që duhet të përdorët dhe ajo është euro”, ka shtuar ai.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat