Arifi: Kosova nuk ka asnjë rrugëdalje për Asociacionin

Aktuale

Arifi: Kosova nuk ka asnjë rrugëdalje për Asociacionin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 17:38
Avni Arifi

Ish-negociatori, Avni Arifi, teksa ka folur mbi një vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër pa e bërë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Ai thotë se ndonëse kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është përgjegjës që Kosova duhet ta ketë Asociacionin, megjithatë ai mund të jetë përgjegjës për kualitetin e Asociacionit.

Ai, ka thënë se përmbajtja e Asociacionit i ka të gjitha parametrat që të jetë shumë e dëmshme për vendin.

“Kosova nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër pa e bërë Asociacionin, por këto veprime po e dëmtojnë atë që do ta bëjë, atë do ta prejë shiritin. Partitë tjera e kanë pranuar pa kompetenca ekzekutive, asnjë nuk e ka pranuar me nivel të tretë të pushtetit. Albin Kurti nuk është përgjegjës se Kosova duhet ta ketë Asociacionin, por për kualitetin e Asociacionit është përgjegjësi ekskluzive e Kurtit. Drafti i ka të dyja nga pak. Kjo është përgjegjësi e kësaj Qeverie”, u shpreh ai.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit, Arifi ka theksuar se kjo është një krizë e shkaktuar që Serbinë e ka ndihmuar që ta largojë nga tryeza e bisedimeve, çështjen e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë.

“Kjo është një krizë e shkaktuar artificialisht që Serbinë e ka ndihmuar që ta largojë temën e Banjkës nga tavolina e cila ka qenë temë në çdo takim… për një organizim terrorist i financuar nga Serbia… Këta po pranojnë sa herë që po shtrëngohen sa duhet perëndimorët… Përveç Rusisë dhe Serbisë, askush nuk ëhstë kundër vendimit për dinarin. Është një momentum që e ka sjellë shumë keq kjo Qeveri Kosovën. Kosovës i nevojiten disa vite që të kthehet në pozicionin negociues që e ka pasur para 2 vitesh, që të kthehet besueshmëria sepse është cenuar besueshmëria, nuk i besojnë asnjë nga vendet e BE-së, asnjë premtimi të Albin Kurtit”, shtoi ai.

Ai konsideron se Kosova qëndron më keq se sa që ishte dy vite më parë, duke shtuar se po përballet me pengesa më të mëdha dhe me një të ardhme të zymtë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

“Problemi kryesor është Serbia, e cila që nga fillimi ka qenë e interesuar të mos ketë marrëveshje… pastaj është organizimi terrorist në Banjskë. Të gjitha veprimet janë bërë me qëllim që të mos ketë marrëveshje. Qëllimi strategjik i Serbisë ka qenë që të durojnë që të mos ketë marrëveshje me Kosovën derisa të bëhen zgjedhjet në BE dhe në SHBA. Logjika e tyre është që në BE do të fitojnë partitë e ekstremit të djathtë që disa prej tyre janë shumë pro serbe dhe me ardhjen sipas tyre të presidentit Trump që llogarisin që do të fitojë, do të ketë një marrëveshje më të favorshme për Rusinë në konflikt me Ukrainën dhe pastaj do të përmirësohet pozicioni i tyre për realizimin e objektivave të tyre. Është kalkulim i tyre në kuadër të politikës”.

“Ne nuk jemi askund, për neve ka qenë shumë e rëndësishme arritja e marrëveshjes dhe implementimi i saj sepse jemi në një pozicion ekonomik të vështirë, emigracioni, anëtarësimi në NATO, proceset e tjera integruese, faktikisht ne jemi përballur me bllokada të llojllojshme që është vështirë që të qeveriset”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat