Hyseni: Arritja e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme, shkalla më e lartë para anëtarësimit në NATO

Aktuale

Hyseni: Arritja e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme, shkalla më e lartë para anëtarësimit në NATO

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:24
Driton Hyseni

Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kosovës në AP-NATO, ka thënë se është një sukses për Kosovën kalimi si anëtar i asociuar në Asamblenë e Përgjithshme.

Ai ka deklaruar se kjo është shkalla më e lartë e një shteti para anëtarësimit në NATO.

“Nga sot e tutje do të kemi një partneritet tjetër me Asamblenë e Përgjithshme të vendeve anëtare  të NATO-së, e deputetëve të Kuvendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve anëtare NATO-ja ka në gjirin e vet”.

“Mendoj se na jep një mundësi shtesë që ne të kemi përfaqësim më të gjerë, me numrin e deputetëve në kuadër të Asamblesë, rreth gjashtë deputet do të munden t’i përcjellin punimet e komisioneve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të kemi mundësi të adamentojmë, por kemi mundësi të caktohemi edhe si raportues”.

“Ne si deputetë do të kemi një trajtim më ndryshe sepse do të kemi një partneritet më të lartë, që është shkalla më e lartë para anëtarësimit në NATO”, ka thënë Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat