Isufi për Kurtin: Ka një agjendë që e vë në dyshim angazhimin për integrime euroatlantike

Aktuale

Isufi për Kurtin: Ka një agjendë që e vë në dyshim angazhimin për integrime euroatlantike

Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:24
Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka komentuar deklaratën e kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri, Albin Kurti e ka në plan ta ndalë rrugën e Kosovës drejt NATO-s.

Ahmeti ka thënë se ka një agjendë e cila po e dobëson Kosovën dhe po e vë në dyshim angazhimin në integrime euroatlantike.

Sipas tij, një gjë të tillë e tregon fakti që Kosova u tërhoq nga Defender2023, e pastaj edhe sanksionet që iu vendosen asaj.

“Nëse e marrim parasysh angazhimin e kësaj qeverie në integrimet edhe në NATO, ne e kemi edhe rastin e Defender2023 kur u tërhoq nga rreshti Forca e Sigurisë së Kosovës e cila e kishte një mundësi për avancim. Po ashtu kemi edhe sanksionet të cilat i kanë ndodhur Kosovës. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po deklarojnë çdo ditë se nuk i ka marrëdhëniet e mira me këtë qeveri, që është bërë pengesë e zhvillimeve të mëtejshme në integrime, atëherë kjo tregon që është në një agjendë e cila po e dobëson Kosovën dhe po e vë në dyshim angazhimin në integrimet euroatlantike. Prandaj i kemi reagimet e tillë që e shohin këtë degradim që ka ndodhur në Kosovë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat