Vdes ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë

Aktuale

Vdes ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 10:50
Milazim Syla

Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur, zyrtari i PDK-së, Sejdi Hoxha.

Ky i fundit ka shkruar se ai ishte invalid i luftës, i plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Postimi:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen në moshë të re të dajës Milazim.

Ai ishte ushtar i UÇK-së, invalid i luftës, i plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Ishte djalë punëtor, i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dajë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat