Spahiu rrëfen një ngjarje në Shqipëri: S’kishte flamur të Kosovës dhe më thanë...

Aktuale

Spahiu rrëfen një ngjarje në Shqipëri: S’kishte flamur të Kosovës dhe më thanë...

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 22:01
Politologu Nexhmedin Spahiu

Pjesëmarrja e Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’.

Politologu Nexhmedin Spahiu, duke folur për nacionalizimin shqiptarë, ka treguar një ngjarje interesante që i kishte ndodhur në Shqipëri.

“Kohë me parë ishte duke ecur plazhit të Durrësit dhe pashë se në të gjitha hotelet mungonte flamuri i Kosovës.

I pyeta disa nga përgjegjësit se pse i keni qitur këta flamujë dhe përgjigja e tyre ishte se i kishin mysafirët nga ato vende. Kur i pyetsha se a keni edhe pushues kosovarë, përgjigja e tyre ishte po kemi edhe kosovarë, por ata nuk janë patriotë”, ka thënë Spahiu.

Ai ka shtuar se për të na respektuar të tjerët, fillimisht duhet të respektojmë vetëvetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat