Petkoviq “viktimizohet” pak: Vuçiqi është fajtor, sepse ai ruan paqen dhe mbron popullin e vet

Aktuale

Petkoviq “viktimizohet” pak: Vuçiqi është fajtor, sepse ai ruan paqen dhe mbron popullin e vet

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 12:14
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka thënë se për Banjskën janë thënë shumë gënjeshtra, e më e madhja është se Aleksandar Vuçiq është urdhërdhënësi.

Kështu ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Vuçiq ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në stërvitjen e grupit terrorist që ka kryer sulmin në Banjskë.

“E vetmja dëshmi që ekziston është persekutimi i serbëve nga Kurti dhe Sveçla. Ka shumë gënjeshtra që thuhen për Banjskën, dhe gënjeshtra më e madhe është se Vuçiqi është urdhërdhënësi.

Banjska është pasojë e terrorit ndaj serbëve. Dhe Vuçiqi për ju është fajtor sepse ai ruan paqen dhe mbron popullin e vet”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në rrjetin social X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat