Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj ministrit rus, Sergei Lavrov, pas deklaratës së këtij të fundit se, Perëndimi “duartrokiti” kur Kosova u shkëput pa referendum dhe se nuk zbaton të njëjtën qasje për Krimenë.
Bytyçi ia rikujtoi ministrit rus se ishte edhe Rusia që votoi në Këshillin e Sigurimit Rezolutën 1244.
“Ishte Rusia gjithashtu që votoi në Këshillin e Sigurimit Rezolutën 1244. Ajo rezolutë e nxori Serbinë jashtë Kosovës. Pse duhej që Kosova të pranonte të rikthehej Serbia në këtë vend edhe pas masakrave të padëgjuara kundër shqiptarëve?!”, shkroi profesori, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ky Lavrovi ka rrjedh apo bën sikur ka rrjedhë! Thotë se Perendimi duartrokiti kur Kosova u shkëput, ndërsa për Krimenë veproi ndryshe!
A ka ndonjë që t'i thotë se Kosovën e shkëputi nga Serbia jo vetëm Perendimi. Ishte Rusia gjithashtu që votoi në Këshillin e Sigurimit Rezolutën 1244. Ajo rezolutë e nxori Serbinë jashtë Kosovës. Pse duhej që Kosova të pranonte të rikthehej Serbia në këtë vend edhe pas masakrave të padëgjuara kundër shqiptarëve?!
Pra Kosova është shtet edhe për shkak të votës ruse pro rezolutës 1244!