​Gjendja aktuale në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Aktuale

​Gjendja aktuale në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen aktuale të fluksit të automjeteve nëpër pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.

Pritjet më të mëdha janë për momentin në Merdarë - tri orë. Pritje ka edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar – rreth tri orë, me kolonat e gjata të automjeteve deri në një kilometër e gjysmë.

Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Kullë pritjet për të hyrë janë nga 3 deri në 5 minuta, dhe nuk ka kolona, teksa në dalje kolona është 30 deri në 50 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Te Dheu i Bardhë pritja në hyrje është një orë, me kolona deri në 300 metra, ndërsa në dalje kolona është 1.3 kilometra e gjatë dhe pritjet janë deri në tri orë.

Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Jarinje pritjet në dalje janë 5-15 minuta, me kolonë të automjeteve prej 600 metrash, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga 5-10 minuta. Në Mutivodë ka kolonë të automjeteve në dalje 50 metra dhe pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolonë dhe pritjet janë po ashtu nga 5-10 minuta, sipas të dhënave të orës 16:14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat