Habit ish-kreu i AKI-së: S’ka as hapje ure, as përafrim me NATO

Aktuale

Habit ish-kreu i AKI-së: S’ka as hapje ure, as përafrim me NATO

Nga: A.SH Më: 11 gusht 2024 Në ora: 09:31
Burim Ramadani

Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se ura nuk hapet as kësaj herë.

Sipas tij, nuk do të ketë as hapje ure e as përafrim me NATO-n, duke shtuar se aktualisht ka vetëm acarim të raporteve me NATO-n.

Postimi i plotë:

Pas konfrontimit deklarativ me NATO-n, Ura mbetet dështim!

Fatkeqësisht, Ura nuk hapet kësaj here dhe ekzaltimit deklarativ duhet t’i vjen fundi.

Ministrat e deputetët mos të rrinë “nën Urë”! Të kthehen e të punonjë ndonjë gjë në këta muaj të mbetur!

Kur ata kapin ‘pajisjet’ për ta inspektuar Urën, bash në atë moment - për secilin që kupton gjë - u qartësua që komunikimi strategjik me NATO-n ka rënë në pikën më të ulët. Prandaj, s’ka gjë as kësaj here.

Fatkeqësisht, eksponentët e pushtetit (me sjelljet e tyre të papërgjegjshme!) më shumë ndikuan që Ura të mos hapet.

Përkatësisht, më shumë dëmtuan Kosovën.

As hapje Ure, as përafrim me NATO. Përkundrazi.

Acarim të raporteve me NATO-n pa arritur as të tentohet hapja e Urës.

Në vend se si njerëz me përgjegjësi shteti të udhëtonin për në Selinë e NATO-s e në kryeqendrat perëndimore, këta “udhëtuan” nën Urë për të mbetur simbolikisht “Ministra nën Urë”!

Nuk ka askush guxim që të hap Urën me zor.

Hiq e më hiq këta eksperimentalët politik që “inspektuan” Urën.

Dështimi për të arritur rezultatin e kërkuar me NATO-n është më i mirë sesa ndonjë veprim pa sens.

Ju ‘tupanxhinjtë’ qetësohuni.

Merrni frymë.

Ndaleni konfrontimin deklarativ me NATO-n/KFOR-in.

Kthejuni punës.

Duhet rinisje e idesë!

Me DIME:

D - Diplomacy

I - Information

M - Military/Rule of Law

E - Economy

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat