Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramandai, ka thënë se hapja e urës nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.
Sipas tij, nëse kjo rikthehet në tavolinë, është veto për Serbinë, nëse ura do të hapet apo jo.
“Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm”, shkruan Ramadani.
Postimi i plotë:
Ura të hapet në dialog me NATO-n, JO në dialog me Serbinë
Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm.
Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër.
Dialogu për këtë çështje në Bruksel (BE) ka përfunduar moti.
Kosova dhe BE kanë realizuar obligimet e dala nga Marrëveshja.
Rikthimi i Urës në dialog është Veto për Serbinë.
Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media!
Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in.