Policia e Kosovës sot ka patrulluar në bjeshkët e Istogut, ku para tri ditësh në atë zonë janë parë ushtria serbe.
Atje shihen disa policë duke patrulluar në bjeshkët e Istogut, më saktësisht në bjeshkën e Corovodës.
Ndryshe, ditë më parë pamjet i ka publikuar në rrjetin social Facebook, gazetari, Zeqir Mehmetaj.
Në pamje shihen disa ushtarët serb me një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit kosovar.
Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos i fotografonte por këtë gjë nuk e respektoi ai.