Ramadani: Ura ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel!

Aktuale

Ramadani: Ura ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel!

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2024 Në ora: 14:08
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Bruim Ramadani ka thënë se hapja e urës ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel.

E këtë gjë po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Sipas tij, “Iniciativa për hapjen e plotë të Urës duhet të ri-nis! Me koncept tjetër, me Komunikim Strategjik Kosovë-NATO”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Ura ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel! Të rifillojë iniciativa!

Tash, pas komprometimit (për shkak të konfrontimit deklarativ me NATO-n) të iniciativës për hapje të plotë të Urës, insistoj në këto tri pika:

1. Iniciativa për hapjen e plotë të Urës duhet të ri-nis!

Me koncept tjetër, me Komunikim Strategjik Kosovë-NATO.

2. Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.

3. Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat