Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në intervistën e fundit ka lënë të nënkuptohet se do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës.
I pyetur se a mund te jetë ai kandidati, Peci përgjigjet duke thënë “është herët me konstatu një gjë të tillë, mirëpo nuk e përjashtoj si mundësi”.
Ai ka vazhduar “ta kam pasur borxh një ekskluzive, dhe ta dhashë sot”, pa e definuar saktë nëse do të jetë apo jo.
“Për këtë do të vendosim pas konsolidimit të institucioneve qendrore”, tha tutje Peci.