Muja shkakton të qeshura në Kuvend, Abdixhiku me kritika të ashpra ndaj Kurtit - ja çka i kujton

Aktuale

Muja shkakton të qeshura në Kuvend, Abdixhiku me kritika të ashpra ndaj Kurtit - ja çka i kujton

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 07:40 Përditësuar në ora: 11:24 më 12.09.2024
Kuvendi i Kosovës

Pajisjet me tekste shkollore, Hoxha e PDK-së fton Prokurorinë ta hetojë këtë proces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për procesin e “dështuar” të furnizimit me tekste shkollore, meqë ka nxënës që ende nuk i kanë ato.

Hoxha ka thënë se qe dy vjet, Qeveria e Kosovës ka shumëfishuar fitimet e shtëpive botuese dhe libraritë, sepse sipas saj, blerja në procedurë ligjore nga MASHT do të ishin shumë më lirë. Ajo ka kërkuar hetim për këtë çështje.

“Sot kur po flasim një pjesë e madhe e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e nëntë nuk i ka tekstet shkollore në banka dhe në shtëpitë e tyre. Hiç më pak se 20 milionë euro është kostoja e planifikuar, nga rreth 5 milionë sa ka qenë oferta zyrtare fillimisht nga shtëpitë botuese”, ka thënë Hoxha.

“Po e nis këtë fjalim meqë jemi në fillim shtatori, është interesant që të ritheksojmë se në këto katër vite të VV-së, viti i ri shkollor nuk ka nisur me normalitet. Sot një pjesë e madhe e nxënësve nga klasa e parë deri në të 9-të nuk i kanë tekste shkollore. Sot qytetarë kjo mënyre e pa bazë dhe e pa ligjshme ka shumëfishuar fitimet e shtëpive botuese dhe librarive, këto libra do të bliheshin shumë më lirë nga Ministria sepse tani ju shiten më shtrenjte prindërve… Kjo duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit për një vendimmarrje të tillë”, u shpreh ajo.

Kuvendi me pajisje teknologjike, deputetët njoftohen me manualin për përdorimin e saj

Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin e ri vjeshtor me pajisje të reja teknologjike.

Me këtë rast edhe ligjvënësit u njoftuan me manualin e përdorimit të saj.

Sesioni vjeshtor në Kuvend nisi me një mysafir special

Ka nisur sot sesioni vjeshtor në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, teksa u uroi mirëseardhje deputetëve dhe suksese në sesionin vjshor, njoftoi se brenda sallës së kuvendit është një mysafir special.

Ai përshëndeti ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz.

“Në këtë seancë që po e fillojmë e kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz bashkë me përfaqësuesit e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësuar këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvend në mënyrë që ta kemi një Kuvend funksional. Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim”, tha Konjufca.

Kuvendi mban sot seancë plenare

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare.

Në rend dite janë 29 pika.

Përfshirë votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Siç thuhet në njoftim, seanca fillon nga ora 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat