Deputeti i Pavarur, Eman Rrahmani ka thënë se bojkotimi i seancave të Kuvendit të Kosovës nga shumica parlamentare është e pashëndetshme për demokracinë.
I pyetur për komunikimet me partin në pushtet LVV, Rrahmani thotë se kanë komunikim kolegial dhe të mirë, mirëpo sipas tij sa i përket çështjes së angazhimit për punë rrugët i kanë të ndara.
Derisa, deputeti tha nga largimi i LVV-së nuk ka pasur asnjë komunikim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ai thotë se ka pasur ftesa nga anëtarët e kryesisë së VV-së, mirëpo ato ftesa sipas tij kanë qenë për çështje organizative për rreth punës në Kuvend.
“Në asnjë mënyrë nuk është e shëndetshme për demokracinë bojkotimi i seancave nga shumica parlamentare dhe nuk ndodhë asnjë vend në botë. Unë sot në seancën e Kuvendit isha aty për t`a kryer punë si deputet. Komunikimin me partin e LVV-së me deputetët e kësaj partie kam komunikim kolegial shumë të mirë, s ai përket çështjes së angazhimit janë ndarë rrugët. Nuk jemi kontaktuar nga kryeministri Kurti kur jemi larguar, ka qenë publike nuk kemi pasur se çfarë të diskutojmë më tutje, ditë para se me dhënë dorëheqjen kemi pasur kërkesa për takime nga anëtarët e kryesisë të LVV-së, mirëpo i kemi kërkuar që mbas deklarimit publik që do të largohemi nga LVV-ja nuk kemi takime. Kemi pasur ftesa edhe pas dorëheqjes të kësaj partie mirëpo ka pasur takime të cilat kanë qenë për çështje organizative rreth punës në Kuvend, ne i kemi treguar që qëndrimet tona mund të jenë të njëjta. Kërkesa në këtë takim ishte që të ketë dakordim dhe mundësi të bashkëpunimit për çështje të caktuar që kurdo që iu duhen votat në Kuvend, mirëpo ne iu kemi treguar edhe në deklarimin tonë që votimet tona nuk vijnë për shkak të kërkesave të dikujt, por janë vendime parimore dhe votimet të cilat vijnë në bazë të përmbajtjes se a janë ato ligje të dobishme për shoqërinë”, ka deklaruar Rrahmani.
I pyetur për ngjarjet e fundit dhe përgjimet e koordinatores së LVV-së Dejona Miahlit me ish-kryeshefin e KEK-ut Ragip Krasniqi, Rrahmani thotë se pozita e saj është pozita më e rëndësishme profesionale dhe duhet të komunikohet në mënyrë zyrtare dhe jo individuale.
“Në bazë të statutit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, njerëzit të cilët janë pjesë e LVV-së, pjesë e komiteteve ata edhe këshillohen në strukturat partiake qoftë edhe nëse kanë marrë një institucion politik, mirëpo ato duhen të komunikohen në mënyrë zyrtarë dhe në forumet e subjekteve dhe jo në mënyrë individuale. Në aspektin organizativ të LVV-së pozita e koordinatores së Komitetit është pozita më e rëndësishme profesionale”, tha ai.
Ndërsa, të martën në konferencë për media, Kurti premtoi se në janar të vitit 2025 do të ketë ngritje page me 50%, e sipas deputetit kjo është një ngritje minimale dhe jo e mjaftueshme për qytetarët e vendit.
Te unë pak rëndësi ka a është veprim i fushatës a është veprim me qëllim të ngritjes së standardit jetësor, është shumë e rëndësishme që të paktën është një ngritje minimale dhe nuk mendoi që është e mjaftueshme dhe nuk mendoi që është e drejtë në këtë mënyrë, mirëpo të paktën është një ndihmesë për këtë periudhë. Mirëpo me 1 shkurt qytetarët i marrin diku më pak se 50 euro shtesë neto sepse këto paga që paraqiten janë bruto dhe këto pare nuk është që i marrin as policia, as infermierët, as mësuesit”, ka theksuar deputeti.