Për kë votoi diaspora në vitin 2021?

Aktuale

Për kë votoi diaspora në vitin 2021?

Më: 7 janar 2025 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Gazetari Enis Reçica, ka prezentuar statistikat e votuesve nga diaspora për vitin 2021.

Siç sqaroi ai së bashku me grafikat në ekran, para katër vjetësh kanë qenë 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga KQZ si të vlefshme, ndërkaq nga këto vota, 44 mijë e 252 vota kanë shkuar për Lëvizjen Vetëvendosje, PDK ka qenë e dyta e cila nga diaspora kishte marrë 5 mijë e 32 vota.

LDK 4 mijë e 294 vota, ndërsa AAK i kishte marrë 1 mijë e 112 vota nga diaspora nga zgjedhjet e vitit 2021.

“Tani janë 110 mijë votues nga diaspora që mund të votojnë nëpër konsullata ose me postë”, deklaroi gazetari Reçica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat