Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet heroi Agim Ramadani me një grup ushtarësh duke kënduar një këngë kushtuar figurave të shquara kombëtare, si Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Anton Çetta.
Heroi Ramadani, i njohur me nofkën Kantana, një emër i shquar në historinë e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës, është një ndër figurat më të nderuara dhe të respektuara të kombit shqiptar.
@shqiptoknews #uçk #kosova #pavarsiaekosoves #dardania #agimramadani #ademjashari #shqiperia #bashkimkombetar ♬ Originalton - ShqipTok1912
Ai u angazhua me heroizëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke luftuar për lirinë dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Përveç aftësive të tij luftarake, Ramadani ishte edhe një njeri me shpirt artistik, që e shprehte atdhedashurinë edhe përmes këngës.
Pamjet e rralla tregojnë një moment të veçantë, ku ai, i rrethuar nga bashkëluftëtarët e tij, këndon me pasion për Rugovën, Jasharin dhe Çettën, duke shprehur me zë të lartë vlerat dhe idealet për të cilat luftoi.
Pavarësisht rrethanave të vështira dhe betejave të ashpra, Agim Ramadani nuk hezitoi të sakrifikonte gjithçka për lirinë e Kosovës.
Përmes veprës së tij, Agim Ramadani na tregon se liria nuk është e dhuruar, por e fituar me mund dhe me gjak. Pas Luftës së Kosovës, ai mbetet një ikonë e atdhetarizmit dhe një inspirim për ata që besojnë në vlerat e lirisë, paqes dhe demokracisë.
Ai ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në fshatin Koshare të rajonit të Gjakovës, në rrethana që ende mbeten të paqarta, pasi nuk pati dëshmitarë të drejtpërdrejtë që të konfirmojnë mënyrën se si ai humbi jetën gjatë luftimeve.