Zbulohet skema si u ridhunua seksualisht 11 vjeçarja në mënyrë sistematike

Aktuale

Zbulohet skema si u ridhunua seksualisht 11 vjeçarja në mënyrë sistematike

Më: 5 mars 2025 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Rasti i 11 vjeçares e cila në vitin 2022 ishte dhunuar seksualisht sipas prokurorisë nga një numër i konsideruar i djemve të mitur e të rritur, po trajtohet përsëri nga Prokuroria, kësaj radhe shënohet rasti i katërt i keqtrajtimit seksual ndaj të miturës.

Rasti këtij viti (01.02.2025) është rasti tjetër ku 11 vjeçarja e cila tashmë i ka mbushur 13 vite, po dyshohet se u dhunua seksualisht përsëri nga një grup tjetër i të dyshuarve.

Në këtë rast të dyshuarit kanë shfrytëzuar gjendjen e të miturës e cila në pamundësi të gjetjes së një strehimi në atë ditë, kishte qëndruar në një motel, e ku të dyshuarit kishin shfrytëzuar këtë rast duke kryer veprimet që prokuroria i ka cilësuar si dhunim e trafikim me njerëz.

Kallxo ka arritur të siguroj dosjen ku përshkruhen veprimet inkriminuese sipas prokurorisë për të dyshuarit e këtij rasti.

V. A. dyshohet për trafikim me njerëz lidhur me rastin e dhunimit të së miturës. Sipas Prokurorisë i dyshuari V. A. më 01.02.2025 kishte aranzhuar takim me dy persona të tjetër ende të pa identifikuar përmes marrjes së përfitimit për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Krejt ky rast kishte filluar kur i dyshuari V. A. i kishte dërguar pije në dhomën VIP 7, dhomë e motelit në fshatin Shkabaj- Komuna e Obliqit, ku ishte duke qëndruar e mitura pasi nuk kishte mundësi të qëndronte diku tjetër.

I dyshuari tjetër, P. Sh., recepsionisti i hotelit, në kohën e specifikuar si më lartë nga Prokuroria, dyshohet në të njëjtin motel kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur, duke e ditur se e njëjta nuk mund të gjente strehim diku tjetër pasi ishin orë të vona të natës.

Tutje Prokuroria si të dyshuar në këtë rast e ka cilësuar edhe L. A., pasi edhe ky dyshohet për veprën penale të dhunimit. Ky i dyshuar sipas dosjes ka marrë ndërmarrë veprime duke e ditur se e mitura është duke qëndruar në dhomat e motelit, pasi nuk kishte mundësi që të gjente strehim diku tjetër, hyn në dhomën ku ishte duke qëndruar viktima dhe kryen marrëdhënie seksuale me të.

Për veprime të ngjashme dyshohet edhe G. H., i njëjti ngarkuar nga Prokuroria për veprën penale të dhunimit.

Ky rast përbën rastin e katërt të dhunimit  seksual të së miturës së njëjtë.

Në vitin 2022 Prokuroria kishte arritur që të arrestonte një numër të konsideruar të të dyshuarve që kishin dhunuar sipas prokurorisë të miturën e cila në atë kohë ishte vetëm 11 vjeçare.

Prokuroria kishte arritur që të ndaj këtë rast në dy grupe.

Media kishte  raportuar se më 28.02.2025 kishte arrestuar 7 persona të përfshirë në dhunimin e të miturës.

Tre prej tyre ua kishte caktuar tashmë masën e paraburgimit Gjykata e Prishtinës, kurse për katër të tjerë të dyshuar për këtë rast seanca dëgjimore ishte mbajtur më 28.02.2025.

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke ua ulur dënimin me burgim 4 të akuzuarve (grupit të parë) për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Gjykata e Prishtinës me aktgjykimin e shpallur më 31.05.2024 të pandehurin Ekrem Rexhepi e kishte dënuar me 14 vjet dënim me burg, kurse tre të miturit G.R., G.J., dhe Xh. S., me nga 7 vjet burgim secili veç e veç. Kurse, për të akuzuarin e pestë, Shkëlqim Kamberin, rasti ishte veçuar.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 12.11.2024 ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores, me ç’rast të akuzuarit Ekrem Rexhepit dënimin me 14 vjet burg ia ka ulur në 10 vjet burg.

Ndërsa 3 të miturve të akuzuar në këtë rast G.R., G.J., dhe Xh. S., nga 7 vjet burg secilit Apeli ua ka ulur dënimin me nga 5 vjet secilit.

Sipas aktgjykimit të Apelit, në dënim të pandehurve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 28, respektivisht 29 gusht 2022 deri më 03.05.2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat