LDK nis mbledhjen e kryesisë

Aktuale

LDK nis mbledhjen e kryesisë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 14:21
LDK

Në selinë qendrore të LDK-së ka nisur mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët e LDK-së pritet që në këtë mbledhje të diskutojë për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjithashtu, aty do të diskutohet edhe drejtimi që do të marrë LDK-ja pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të mbajë konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat