Certifikimi i rezultateve përfundimtare, KQZ: Procesi zgjedhor është në fazën e ankesave

Aktuale

Certifikimi i rezultateve përfundimtare, KQZ: Procesi zgjedhor është në fazën e ankesave

Më: 21 mars 2025 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje nga vendimet përfundimtare të institucioneve përkatëse, përpara se të mund të vazhdojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Po ashtu, KQZ njofton se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat