Vrasja në Vushtrri, Krasniqi: Nuk mund të heshtim ndaj dhunës, duhet të punojmë për një shoqëri më të sigurt për gratë

Aktuale

Vrasja në Vushtrri, Krasniqi: Nuk mund të heshtim ndaj dhunës, duhet të punojmë për një shoqëri më të sigurt për gratë

Më: 25 mars 2025 Në ora: 00:46
Rrezarta Krasniqi

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e sotme në Vushtrri.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk mund të heshtim ndaj dhunës dhe duhet punuar të gjithë për një shoqëri më të sigurt dhe më të barabartë për gratë.

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

Postimi i saj i plotë:

Sot, në Vushtrri, humbëm një grua të pafajshme nga një akt tragjik.

Ngjarja e sotme na trondit të gjithëve. Ne nuk mund të heshtim ndaj dhunës dhe duhet të punojmë të gjithë për një shoqëri më të sigurt dhe më të barabartë për gratë.

Në këtë moment të dhimbshëm, ngushëllojmë familjen e viktimës dhe shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat